Përforcim dhe investim i veçantë, Arsenali firmos me 10-vjeçarin Leo Messo

schedule14:36 - 20 Maj, 2021

schedule 14:36 - 20 Maj, 2021

Arsenali njihet për aftësinë e gjetjes së lojtarëve të talentuar. Më pas kalimi në Londër, aty ku rriten, përmirësohen dhe mësohen për të luajtur një futboll të bukur. Drejtuesit e klubit anglez kanë bërë një investim interesant për të ardhmen.

Ata kanë siguruar shërbimet e një talenti nga Kenia. Është vetëm 10 vjeç, ka cilësi fantastike me topin dhe një emër të veçantë. Djaloshi quhet Leo Messo dhe përdor “sallaken” njësoj si ylli argjentinas i Barcelonës.

Leo është bërë zyrtarisht pjesë e Akademisë së klubit të Premier League dhe procesi i rritjes së tij do të monitorihet nga Per Mertesacker, ish-mbrojtësi gjerman i Arsenalit, i cili aktualisht punon si menaxher i përgjithshëm tek Akademia e Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!