Përflitet si pasues i tij, Wallace: Johnson udhëhoqi situatën në Ukrainë, Covid dhe Brexit

schedule17:28 - 7 Korrik, 2022

schedule 17:28 - 7 Korrik, 2022

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë,  Ben Wallace ka reaguar pas dorëheqjes së Boris Johnson nga posti i kreut konservator.

Wallace, i cili është shpallur si një pasardhës i mundshëm i Johnson, u tha gazetarëve se kryeministri është i trishtuar që do të linte postin e tij, por ai ka udhëhequr situatën në Ukrainë, Covid dhe Brexit.

Wallace tha se kryeministri i ardhshëm duhej të angazhohej për të investuar në mbrojtje, duke lavdëruar Johnson për ndryshimin e një tendence të rënies së shpenzimeve të mbrojtjes.

Më herët sot, sondazhi i ri i YouGov tregoi se Wallace ishte i preferuari në mesin e anëtarëve të konservatorëve për të zëvendësuar Johnson. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!