Përflitet se janë ndarë por çifti i famshëm turk hesht, si qëndron e vërteta

schedule15:27 - 26 Shkurt, 2022

schedule 15:27 - 26 Shkurt, 2022

Hande Erçel dhe Kerem Bursin janë një ndër çiftet më të dashura turke. Duke qenë se luajtën në “Sen Çal Kapimi”, kimia ishte evidente dhe fansat ishin të bindur se mes tyre kishte kishte diçka më shumë se një marrëdhënie profesionale. Çifti e konfirmoi lidhjen në janar të vitit të kaluar me disa foto në Maldive.

Por së fundmi është përfolur se kanë ndarë, thashetheme që u përforcuan pasi fshinë disa nga fotot e tyre së bashku nga llogaritë e tyre në Instagram. Disa media turke kanë raportuar për një strategji profesionale dhe jo për një ndarje. Duke qenë se asnjëri nuk ka reaguar, fansat nuk duan ta pranojnë ndarjen.

Hande Erçel ile Kerem Bürsin sevgili mi? Hande Erçel - Kerem Bürsin el ele! Magazin haberleri | Magazin Haberleri

Madje, një nga fotot më të fundit të Handes nga një udhëtim në Londër, ku përflitet se ka shkuar me Keremin për të festuar ditën e të dashuruarve, ajo shtoi një zemër të bardhë. Kjo është interpretuar si një simbol se çifti janë bashkë. Ajo që është e dyshimtë është se dyshja kanë fshirë vetëm fotot nga Maldivet.

Hande Erçel ve Kerem Bürsin aşkı belgelendi - Magazin haberleri – Sözcü

Ndërsa imazhet, të realizuara gjatë kohës kur luanin në telenovelë bashkë, vijojnë t’i mbajnë akoma në profil. Për më tepër, një gazetar i njohur turk pretendon se ata nuk janë ndarë dhe se madje janë bashkë në Londër.

Hande Ercel a Londra: la foto del viaggio senza Kerem Bursin

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!