Një 34-vjeçar nga Lunxhëria e Gjirokastrës është arrestuar pasditen e sotme. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se ai është vënë në pranga pasi është kapur me mbi 15 kg drogë në bordin e një automjeti Mercedez-Benz ne kthesen e fshatit Jorgucat.
Mësohet se automjeti drejtohej nga nje 34 vjecar nga Gjirokastra i cili kishte marre drejtimin për në Greqi duke përfituar nga situata e krijuar prej prezencës së lartë të emigranteve që duan të shkojnë në Greqi përmes Kakaviës.
Policia e Gjirokastrës e ka zbuluar prezencën e kanabisit pas informacioneve të marra nga terreni, ndërsa ka bërë arrestimin e 34-vjeçarit. /abcnews.al