Përfitoi 145 milionë euro me anë të mashtrimit, Gjykata e Apelit fuqi vendimin për ekstradimin e të riut kinez

schedule11:36 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 11:36 - 20 Dhjetor, 2022

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin për ekstradimin e  e 32-vjeçarit  kinez Liangbin Chen, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kineze për shkak se akuzohej për mashtrim në shuma të mëdha.

I riu u ndalua në Rinas, pasi sipas autoriteteve të drejtësisë kineze, dyshohet për mashtrimin me vlerë 145 milionë euro.

Linbin Chen u ndalua nga policia shqiptare pas kontrolleve të pasagjerëve të avionit që mbërriti nga Anglia në pistën e Rinasit. Fillimisht u mbajt në qeli, por gjykata e apelit ndryshoi masën në arrest shtëpie me argumentin se Linbin Chen vuante nga një sëmundje në kokë dhe në burg i rrezikohej jeta.

/abcnews.al./ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!