Përfitimet që merrni nëse konsumoni fara liri çdo ditë

schedule15:57 - 19 Prill, 2021

schedule 15:57 - 19 Prill, 2021

Liri ka qenë i njohur për njerëzit që nga kohërat e civilizimit të lashtë egjiptian, ku muret e tempullit kishin piktura të lirit të lulëzuar mbi to. Abcnews.al më poshtë do ju tregojë disa nga përfitimet që merrni prej tyre, nëse i konsumoni çdo ditë.

1. Ul rrezikun e kancerit

Studimet e fundit tregojnë që fara e lirit mund të sigurojë mbrojtje kundër kancerit të gjirit dhe kancerit të zorrës së trashë, nëse i hani rregullisht. Ato kanë veti antioksiduese dhe estrogjene, të cilat ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit.

2. Ul presionin e gjakut

Farat e lirit njihen se ulin presionin e gjakut. Një studim kanadez zbuloi se njerëzit që konsumuan 30 gr fara liri çdo ditë për 6 muaj kishin pasur ulje të presionit të gjakut. Gjithashtu konsumi i tyre ditor mund të ulë rrezikun e vdekjes nga goditja në tru me 10% dhe nga sëmundja e zemrës me 7%, informon abcnews.al.

3. Ul rrezikun e sulmit në zemër

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se konsumi i farave së lirit lidhet drejtpërdrejt me një rrezik të zvogëluar të sulmeve në zemër sesa ata që nuk i konsumonin.  Rreziku i sëmundjeve të zemrës ulet me rreth 14%, për shkak se përmban acid yndyror thelbësor.

4. Promovon lëvizje të rregullta të zorrëve dhe përmirëson shëndetin e tretjes

Një lugë gjelle fara liri përmban rreth 3 gram fibra, që është 8 – 12% të marrjes ditore të nevojshme, dhe përbëhet nga të dy llojet e tretshme dhe të patretshme. Fibrat e tretshme ngadalësojnë shpejtësinë e tretjes dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe kolesterolit, ndërsa fibrat e patretshme lejojnë që më shumë ujë të lidhet me jashtëqitjen, informon abcnews.al.

5. Ndihmon në kontrollin e niveleve të kolesterolit

Disa hulumtime zbuluan se konsumimi i 3 lugëve pluhur fara liri çdo ditë, për 3 muaj, mund të ulë kolesterolin “e keq” LDL me 20% dhe kolesterolin total me pothuajse 17%. Sipas shkencëtarëve, kjo është për shkak të sasisë së lartë të fibrave të pranishme në farën e lirit.

6. Mban nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak

Diabeti tip 2 prek mbi 6% të popullsisë botërore dhe gratë janë një grup me rrezik të lartë. Për të kuptuar efektet e farës së lirit në luftimin e saj, u krye një studim njëmujor. Rreth 20 gram pluhur fara liri u shtua në vaktet ditore të pacientëve. Pas një muaji pacientët panë një rënie prej 8 – 20% të niveleve të sheqerit në gjak. Sipas hulumtimeve të ndryshme, kjo veti e farës së lirit është për shkak të fibrave të patretshme në të, të cilat ngadalësojnë çlirimin e sheqerit në gjak dhe ulin sheqerin në gjak, informon abcnews.al.

7. Ndihmon në menaxhimin e peshës

Farat e lirit ndihmojnë në largimin e urisë gjë që mund të çojë në ulje peshe. Sipas një studimi, shtimi i vetëm 25 gram fara liri të bluar në një pije mund të shtypë ndjenjën e urisë dhe marrjen e përgjithshme të ushqimit./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!