Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Perfekt në mbrojtje dhe në sulm”, elozhe nga Italia për Berat Djimsitin

schedule09:56 - 22 Qershor, 2020

schedule 09:56 - 22 Qershor, 2020

Atalanta e nisi aty ku e la përpara se koronavirusi të bllokonte futbollin. Lojë ofensive, dominim i kundërshtarit dhe gola pafund. 4-1 fituan në shtëpi djemtë e Gasperinit kundër Sassuolos, vendi i katërt në renditje dhe tani tentohet të arrihet Interi që është 6 pikë larg.

Berat Djimsiti zhbllokoi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 16-të, i dyti në Serie A për këtë sezon. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, ishte ndër më të mirët e skuadrës nga Bergamo dhe u vlerësua shumë performanca e tij.

 



Thjesht perfekt, në mbrojtje dhe në sulm. Shënon golin që hap vallëzimin e Atalantës, më pas mbyllet pas në mbrojtje dhe nuk lë askënd të kalojë“, shkruhet në mediat italiane për mbrojtësin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët e Atalantës bashkë me Papu Gomez dhe Zapatën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!