Përfaqësuesi i Pro Export Albania: Paga minimale nuk ka dhënë inpakt të madh, ishte nismë e marrë

schedule14:31 - 3 Maj, 2023

schedule 14:31 - 3 Maj, 2023

Përfaqësuesi i Pro Export Albania, Florian Zekja, i shtuar në studion “Sheshi i Dollarit”, me gazetaren Genta Dobra ka dhënë detaje në lidhje me nismën e qeverisë për rritjen e pagave dhe ndikimit që mund të ketë për tregun e tyre.

Zekja në fjalën e tij ka theksuar se rritja e pagës minimale nuk është se ka sjellë ndonjë ndryshim të madh pasi ishte një vendim që kompani të ndryshme e kishin bërë më parë, sidomos pas periudhës së pandemisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përpos pagës vitet e fundit nëpër kompani të ndryshme është bërë dhe rishikimi i kushteve të punës pas kërkesës së bërë nga kloientët dhe punëmarrësit.

Paga minimale impaktikon pak në sektorin manifaktues, pasi në këtë sektor ishte tejkaluar paga minimale. Pasi nga pandemia deri më tani paga është rritur me 20-50 %, dhe nuk pati një ndikim të madh. Por duke bërë rritje të herë pashershme. Duke mos studiuar mirë tregun nuk janë politika të mira për biznesin manifaktuar. Ne po investojmë për investimin e linjave të plota, që të mbyllim komplet ciklin e prodhimit që klienti të marrë produktin final.

Pagat dhe kushtet  punës siç i keni parë dhe gjatë materialeve të ndryshme të transmetuara kushtet janë përmirësuar ndjeshëm, nga kërkesa dhe nga kontributi i punëdhënësve, ndërsa sa i përket pagës minimale dhe rritjes së saj, sado të ndërhyjë qeveria nuk mund të bëhen me direktiva por bëhen siç ndodhi në kohën e pandemisë apo në situate të tjera.

Turizmi ka të njëjtën problematikë me ne dhe ne po shikojmë mundësinë për reklamimin e çmimit në lekë dhe jo më në euro, por një gjë e tillë është e vështirë që të bëjë bashkë në këtë drejtim. Çdo sektor ka problemet e veta përsa i përket mos kontrollimit të euros, dhe ndoshta mund të ketë ndonjë kategori siç janë prodhuesit brenda të cilët nuk e kanë ndeshur këtë problem. Por neser nëse jemi mësuar që të blejmë qumësht nga tregu shqiptar, mund të gjejmë një tjetër me më pak lek”, ka thënë ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!