Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfaqësuesi i Presidencës serbe paralajmëron për dalje nga Bosnja

schedule16:03 - 13 Shkurt, 2020

schedule 16:03 - 13 Shkurt, 2020

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë sot se Republika Srpska është nisur në rrugën e daljes nga Bosnjë e Hercegovina dhe nuk ka kthim prapa.

“Ne do të bëjmë dhe nuk mund të na ndalin as SHBA-të e askush tjetër, sepse mendojmë se marrëveshja e Dejtonit është e shkatërruar, mbi të gjitha me intervenimin e faktorit ndërkombëtar”, deklaroi Dodik para gazetarëve në Sarajevë.

Siç ka thënë ai, është koha të dëshmohet se sa seriozisht e ka Republika Srpska në qëllimin e saj duke thënë se ata duhet të vendosin mes dy gjërave, një prej tyre është t’i lejojë vetes të zhduket në qetësi dhe të jetë pjesë e ndonjë pakoje të krijuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe pala boshnjake në Sarajevë.



“Në fazën e parë do të realizohej nëpërmjet përfaqësusve të lartë dhe qëllimit për arritjen e zgjidhjes, e tani e bëjnë nëpërmjet gjykatës kushtetuese, duke dashur ta mbrojnë me arsyetimin e sundimit të ligjit. Nëse do të bëhej fjalë vërtetë për sundimin e ligjit, nuk do të kishte ndërhyrje të huajve dhe ambasadave”, theksoi ai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!