Debat në Komisionin Rregullator, zyrtari i PDIU përplaset me të LSI-së: Mos më trego rregulloren mua

schedule18:23 - 6 Prill, 2021

schedule 18:23 - 6 Prill, 2021

Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur me anëtarin e Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni për shqyrtimin e ankimimit të PDIU për financimin e partive politike.

Sulo pyeti kryetaren e komisionit Ilirjana Nano nëse PDIU duhet t’i raportojë shpenzimet në KQZ apo tek koalicioni ku bën pjesë. Ndërhyrja e tij solli reagimin e Çakajt i cili i kërkoi Sulos të respektojë rregulloren.

Replikat në mbledhje

Ilirjana Nano: KQZ si pas ndryshimeve të kodit zgjedhor përbëhet nga tre organe drejtuese dhe ne jemi njëri prej tyre. Ne nuk diskutojmë ato që keni diskutuar me hallkat e tjera. Neno është miratuar. Të gjitha këto parashikime burojnë nga Kodi Zgjedhor. Unë personalisht ju jap përgjigjen e pyetjes tuaj. PDIU ka detyrimin të raportojë lidhur me burimet, të ardhurat, shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është mbledhje publike dhe ju jeni prej muajsh në këto mbledhje. Fondet ju i merrni veçmas, nuk i merrni në kuadër të koalicionit

Shkëlqim Sulo: Ne jemi në një problem të tillë se kush është pozicionin jonë në raport me koalicionin. Unë bëra një pyetje këto deklarime do I bëjmë si subjekt zgjedhor më vete? Apo duhet t’i bëjmë nëpërmjet PD-së.

Muharrem Çakaj: Nëse ju nuk jeni njohur me rregullohen nuk është problem i kësaj mbledhje.

Shkëlqim Sulo: Mos më trego mua rregulloren tani.

Ilirjana Nano: Marrëdhëniet tuaja me partitë e koalicionit nuk zgjidhen në KQZ. Do rakordoni në KQZ sipas detyrimeve që burojnë nga ky vendim, si parti politike që konkurroni në kuadër të këtij koalicioni.

Shkëlqim Sulo: Jam dakord, vetëm hiqe fjalën koalicion.

Muharrem Çakaj: I ftoj të gjithë të respektojnë etikën dhe kam dy pyetje për zotin Sulo. Në cilësinë e përfaqësuesit të PDIU a parashikoni të merrni fonde publike dhe jo publike për qëllime të fushatës zgjedhore?

Shkëlqim Sulo: Unë pak më parë thashë se në emër të PDIU kam nënshkruar një marrëveshje sa i përket fondeve. Bëra një pyetje a duhet t’i deklaroj më vete apo t’ia deklaroj koalicionit. Unë rregulloren e di shumë mirë. Përgjigjen e ktheva dhe bëra një pyetje. Nuk ka ndonjë gjë këtu.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!