Përfaqësues të bizneseve në protestë: Policia kontroll vetëm në Kamzë, të shtyhet ora policore

schedule11:17 - 16 Korrik, 2021

schedule 11:17 - 16 Korrik, 2021

Pronarë të bizneseve në Kamzë, kanë protestuar duke kërkuar lehtësim të masave dhe të lejohen që të zhvillohen dasmat.

Ata janë shprehur se masat e vendosura nuk po respektohen njësoj për të gjithë.

Në zona të ndryshme në Tiranë sipas tyre lejohen që biznese të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndërsa Kamza sipas pronarëve po diskrimonohet.

“Shteti të shtyp më këmbë, kemi 16 muaj pa punë, ndërsa taksat e bashkisë vijnë”, u shpreh një protestues.

https://youtu.be/IvoqYbF1JlY

Lexo edhe: Bizneset kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore

Gjithashtu një pronar biznesi theksoi se po përballen me dëme të konsiderueshme, ndërsa ligji nuk është i barabartë për të gjithë.

“Dëmi ekonomik është i pa llogaritur. Jemi të falimentuar totalisht. Ligji duhet të jetë i barabartë, dasmat duhet të bëhen për të gjithë ose për asnjë. Të gjitha restorantet funksionojnë më kapacitet të plotë. Lokalet janë të mbushur plot e përplot, ndërsa ne nuk na lejojnë të punojmë. Ora policore të paktën të shtyhen deri në orë 01:00. Në Tiranë lejohet , Vorë lejohet, Shkodër lejohet…në Kamzë nuk lejohet asnjë, për çfarë arsye?”, thotë ai.

Një tjetër qytetar Selman Rasha u shpreh se policia nuk lejon të bëhet asnjë lloj veprime, ndërsa na ka komunikuar se nuk lejohet asnjë ceremoni dasmore.

“Jemi shumë të prekur nga këto veprime që janë bërë vetëm orë Kamzën. Si mund të bëhen këto dallime”, tha Rasha.

“Ne nuk paguajmë taksa që të marrë njerëz pa shkollë që marrin shkopin e të futen nëpër biznese. Ne duam një listë njësoj për të gjithë, siç e ka ligji ashtu do ta respektojmë edhe ne”, tha një tjetër pronar biznesi.

“Në rast se nuk do të kemi asnjë reagim do të sjellim familjarët këtu të qëndrojnë para Ministrisë, nuk kemi rrugë tjetër”, u shpreh një tjetër qytetar.

Kujtojmë se Shoqata e Bizneseve i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve me një letër zyrtare, duke kërkuar të shtyhet ora policore, pasi po përballen me kushte të vështira ekonomike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!