Perez tregon pse Ancelotti është trajneri perfekt për Real Madridin

schedule22:22 - 7 Nëntor, 2022

schedule 22:22 - 7 Nëntor, 2022

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është shprehur shumë i kënaqur me punën e bërë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian u rikthye në Madrid në verën e vitit 2021, pasi kishte fituar Champions League dhe La Liga me ekipin në sezonin e parë.

“Nuk ka dyshim se Ancelotti është trajneri më i mirë për Real Madridin”, citohet të ketë thënë Perez nga TMW. Ai e njeh klubin prej shumë vitesh, është shumë i njohur me vlerat tona dhe e kupton shumë mirë se si t’ua përcjellë ato lojtarëve. E gjithë kjo e bën atë mentorin ideal për Real Madridin, është pothuajse e pamundur të gjesh dikë më të përshtatshëm”, tha presidenti i Kremrave. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!