Polemika në Spanjë në lidhje me VAR. Barcelona është ankuar së fundmi, për favorizim të Real Madrid. Këta të fundit ishi8n tërbuar më parë, madje puna kishte arritur deri aty sa presidenti Florentino Perez kishte telefonuar kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.
E gjitha kishte ndodhur në muajin janar, pas një ndeshjeje kundër Real Sociedad. Madrilenët pretendonin për një penallti që nuk i ishte dhënë dhe Perez bëri atë telefonatë, që kohët e fundit dallohet që ka pasur efektin e vet.
Javier Tebas, presidenti i i La Liga, ka folur për TV3 dhe pranon se duhen bërë përmirësime në lidhje me VAR. Gjithashtu kritikon kreun e klubit të Realit, për telefonatën me Rubiales.
“Duhet të përmirësojmë mënyrën e përdorimit të VAR. Ka pasur shumë gabime të dukshme në shumë ndeshje. Telefonata e Florentino Perez me Luis Rubiales? Nuk është normale për një klub si Real Madrid ta bëjë diçka të tillë dhe të krijojë më shumë tension me gjyqtarët”, ka thënë mes të tjerash Tebas. /abcnews.al