Florentino Perez, në intervistën e dhënë për El Transistor, ka folur edhe për largimin e kapitenit Sergio Ramos. Presidenti i Real Madrid thekson se klubi ia bëri ofertën dhe ai nuk e mori parasysh.
“Kam kaluar një periudhë të vështirë në ndarjen me Ramos. Unë e dua Sergio Ramos si djalë. Nuk isha në konferencë me të, sepse nuk kam qenë kurrë në një të tillë me ndonjë lojtar. E adhuroj Ramos dhe nuk do të flas për ‘grindjet’.
Ai ka qenë një legjendë e Real Madrid dhe kjo i mbetet klubit dhe tifozëve. Ne i ofruam atij një kontratë, i dhamë një afat dhe nuk e pranoi. Ai po mendonte për gjëra të tjera dhe jeta vazhdon. Kjo është shtëpia e tij. Do të isha i kënaqur që Ramos të shkojë në një klub që i ofron atë që ne nuk ishim në gjendje”. /abcnews.al