“Perez është Papa dhe mbreti i Realit, ju kujtohet çfarë tha Ibra për CR7?”

schedule13:57 - 8 Janar, 2021

schedule 13:57 - 8 Janar, 2021

Antonio Cassano ka gjithmonë diçka për të thënë. Ish-talenti i madh i futbollit italian, luajti me Real Madrid në vitet 2006-2008. Talent kishte me shumicë, por barezi nuk ia doli të lërë shenjën e tij te “Los Blancos”.

38-vjeçari është ndalur te Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, i cili është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botën e futbollit. “Unë kam luajtur te Real Madrid, bëhet fjalë për një klub që nuk ka lidhje me të tjerët.

Në këtë moment, Florentino Perez është Papa, mbreti dhe kardinali i klubit. Nëse ai vendos të të ofrojë rinovim me një vit ndërkohë që një klub tjetër të ka ofruar kontratë 3-vjeçara, është Florentino ai që vendos nëse do të qëndrosh apo jo.

Luka Modric ishte afër largimit, por qëndroi dhe e patë se kush e fitoi Topin e Artë. E njëjta gjë edhe me Cannavaron. Fabio zhvilloi një sezon super në vitin 2006, por Topin e Artë do e fitonte Buffon ose Zidane nëse nuk do të godiste Materazzin me kokë.

Ibrahimovic? Disa vite më parë, Zlatan bëri një batutë në lidhje me fituesin e pesë Topave të Artë (Cristiano Ronaldo). Ai u shpreh se e dinte mirë se pse CR7 i kishte fituar ato çmime“, deklaron Antonio Cassano në lidhjen me Bobo TV. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!