Perëndimi po përgatitet që Putini të përdorë “çfarëdo mjeti që i ka mbetur” në Ukrainë

schedule10:38 - 18 Prill, 2023

schedule 10:38 - 18 Prill, 2023

Udhëheqësit perëndimorë po përgatiten që Vladimir Putin të përdorë “çfarëdo mjeti që i ka mbetur” duke përfshirë kërcënimet bërthamore dhe sulmet kibernetike në përgjigje të sulmeve të Ukrainës kundrejt Rusisë.

Zyrtarët britanikë në samitin e ministrave të jashtëm të G7 në Japoni thanë se ata prisnin që Rusia të hakmerrej dhe “duhet të jetë e përgatitur” për taktika ekstreme ndërkohë që përpiqet të mbajë territorin territorin ukrainas.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha muajin e kaluar se Moska ishte gati që ukrainasit të kundërpërgjigjeshin, duke paralajmëruar se vendi i tij do të përdorte “absolutisht çdo armë” nëse Kievi do të përpiqej të rimarrë Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!