Kolonel Dritan Demiraj thotë se furnizimi i Ukrainës me raketa nga ana e Perëndimit, tregon se kundërofensiva ukrainase ndaj forcave ruse nuk po shkon siç duhet dhe ka probleme.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Demiraj u shpreh se qëllimi është mposhtja e Federatës Ruse, me qëllim, detyrimin e saj, të ulet në treyezën e negocimit.
Sipas Demirajt, Dërgimi i këtyre raketave, padiskutim që do të fillojnë të japin rezultate pozitive në betejë.
“E gjithë asistenca që është dhënë deri tani, ka dështuar për të arritur objektivat e tyre taktike dhe operacionale. Sigurisht që ka probleme. Pavarësisht se po përpiqen ta fshehin, kanë theksuar se përshkallëzimi i këtyre mjeteve, thuhet me diplomaci, nuk kanë arritur objektivat e caktuara. Gjithmonë, dërgimi i këtyre pajisjeve dhe intensifikimi i dërgimit të pajisjeve sa më të rënda, me distanca më të larta, me fuqi më të madhe, bëhet me qëllim që të arrihet ajo që quhet, mposhtja e Federatës Ruse, me qëllim, detyrimin e saj, të ulet në treyezën e negocimit. Dërgimi i këtyre raketave, padiskutim që do të fillojnë të japin rezultate pozitive në betejë”, theksoi ai./abcnews.al