Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion/ Tiranë, prokuroria dërgon në gjyq dy vëllezërit

schedule10:46 - 23 Mars, 2025

schedule 10:46 - 23 Mars, 2025

Dy vëllezër, Mario dhe Andi Roshi, administratorë të 2 qendrave masazhi do të dlain para Gjykatës së Tiranës, për akuzën e pastrimit të parave dhe prostitucionit.

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj tyre.

Sipas hetimit të nisur në vitin 2021, rezulton se dy vëllezërit, Mario dhe Andi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave.

Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin më pas këto punonjëse, disa prej tyre të mitura që përveç masazhit t’u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale.

Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë, u sekuestruan një biznes, një apartament, si dhe tre makina, me vlerë qindra mijëra euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!