Përdornin gra për të trafikuar kokainë, pas 17 shqiptarëve e italianëve, kapen edhe 9 amerikano-latinë

schedule16:59 - 24 Maj, 2021

schedule 16:59 - 24 Maj, 2021

9 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine. Mësohet se operacioni në fjalë është një vazhdim i operacionit të mëparshëm në vitin 2018 ku çoi në pranga 17 shqiptarë e italianë që merreshin me trafikimin e kokainës nga Kolumbia.

Në këtë operacion mësohet se të arrestuari janë në Amerika Latine të cilët duke shfrytëzuar kontaktet që kishin në Itali tentuan të trafikojnë sasi të konsiderueshme.
Hetimi filloi me arrestimin e Riccardo Colella dhe partneres së tij Irene Ferlita, në 2 korrik 2019 me mbi 30 gram kokainë . Çifti, siç doli në hetimin e mëparshëm, ishte një pikë e rëndësishme referimi pasi mbante kokainën e importuar nga Amerika e Jugut.
Hetimet e kryera pas arrestimit të çiftit italian bënë të mundur identifikimin e shtetasit të Amerikës së Jugut me pseudonimin “willy”, përgjegjës për shitjen e drogës, që u kap në korrik 2019.

Operacionet e veprimtarive teknike së bashku me ato të ndjekjes bënë të mundur identifikimin e të gjithë grupit, i cili, për të sjellë drogën nga Kolumbia në territorin Italian, përdori korrierët femra që transportonin droge, duke i fshehur ato në pjesët intime. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!