Ish-deputeti demokrat Endri Hasa ka deklaruar në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi se të dhënat personale të përdorura nga Partia Socialiste kanë rrjedhur përmes kontrollit që ajo ka në strukturat e shtetit dhe jo nga komunikimet me qytetarët siç pretendon Taulant Balla. Ai tha se mes tyre ka qytetarë që nuk kanë dijeni fare që të dhënat e tyre figurojnë në një databasë që PS zotëron dhe përdor për fushatë.
“Është e pamundur që 910 mijë persona t’i japin PS-së të dhënat personale. Shumica e atyre njerëzve nuk e dinë. Nëse një person është emigrant dhe rri në Itali, Shteti duhet ta disponojë këtë dhënë. Por jo partia shtet. Shteti dhe partia janë bërë një. Vota në kutinë e votimit është e fshehtë. Çdo e dhënë e përdorur nuk vlen asgjë para vullnetit të tyre të lirë”, deklaroi Endri Hasa.
Hasa deklaroi se E-Albania është krijuar që në vitin 2012, por me ardhjen e socialistëve në pushtet u vu nën kontroll nga ana e tyre për t’u përdorur për kontrollin e të gjitha hallkave.
“Partia është shkrirë me shtetin dhe përdorin çdo gjë. Përdoret te njerëzit që janë të punësuar në shtet. Tek ata që marrin një shërbim të caktuar. Nuk duhet të çuditemi. A është fushatë elektorale. Këto janë informacione të shërbimeve të shtetit. Një gjë që qytetarët duhet ta përfitonin kthehet në fushatë elektorale. Shqiptarët kanë nevojë për një qeverisje normale që mendon për qytetarët dhe jo që mendon për grup të vogël njerëzish.
Kjo kalon në absurd sepse përtej numrit të telefonit të dhënat e tjera nuk i duhen partisë. Numri i telefonit një individ mund të ketë disa. Ka një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. E-Albania është inauguruar më 28 nëntor 2012. Ka filluar të bëhet në 2010. Është një databasë ndërveprimi. Ajo që ka pasur për detyrë E-Albania është se përveçse t’i jepte aksesin qytetarëve të tregonte çdo veprim të qytetarëve me të dhënat, Ajo që ndodhi është shkrirja dhe marrja nën kontroll e institucioneve, Edi Rama që çdo personel ta humbte varësinë nga institucioni. Humbi balancën dhe kontrollin. Shteti u shkri në një.Edi Rama këto të dhëna janë kanë nxjerrë të vetët”, u shpreh Endri Hasa./mv.abcnews.al