Përdoreni limonin në këtë mënyrë, rikuperoni lëkurën nga shumë probleme

schedule09:51 - 1 Shkurt, 2022

schedule 09:51 - 1 Shkurt, 2022

Përveç kuzhinës, limoni gjen përdorim të gjerë dhe në kozmetikë. Për shkak të vetive natyrore, limoni lufton aktivitetin e gjëndrave dhjamore, ndihmon në ngushtimin e poreve dhe redukton sekretimin e sebumit. Prandaj, peeling me bazë acidin citrik shpesh rekomandohet për trajtimin e akneve. Si të përgatisni peeling me bazë limoni?

Për lëkurë të thatë dhe të kombinuar

Për të përgatitur një peeling me limon, merrni një lugë mjaltë, pak kos dhe lëng limoni. Rrihni të bardhën e vezës dhe përzieni me masën kryesore.

Për lëkurë normale

Grini lëvozhgën e limonit në një rente, shtoni 1 ligë tërshërë ose miell orizi. Shtoni pak ujë derisa të krijohet një masë homogjene.  Maska qëndron në lëkurë për 5-15 minuta, në varësi të llojit të lëkurës.

Si rregull, për lëkurën e thatë dhe normale, koha optimale është 5-8 minuta, për lëkurën të yndyrshme dhe të kombinuar 8-12 minuta. Shpëlajeni maskën me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni krem ​​hidratues në lëkurë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!