Përdhunoi dhe vrau 8-vjeçarin në Fier, pasi mungoi 3 herë për arsye shëndetësore, Çalamani paraqitet në Gjykatë

schedule12:24 - 21 Nëntor, 2022

schedule 12:24 - 21 Nëntor, 2022

Ka mbërritur në gjykatën e Fierit i shoqëruar nga forca të shumta policie Klodian Çalamani.

Autori i vrasjes së 8- vjeçarit Mateo Vasiu ka hyrë në gjykatë nga një hyrje ku kalon vetëm personeli.

Pas mosparaqitjes ne tre seancat e mëparshme me pretendimin se është i sëmure, autori i vrasjes së Mateo Vasiut , Klodian Çalamani, është shoqëruar i detyruar në seancën e sotme në gjykatën e Fierit për tu përballur me togat e zeza dhe familjarët e 8- vjeçarit të ndjerë.

Këtu lexoni gjithçka në lidhje me ngjarjen

Klodian Çalamani i akuzuar për kryerjen e veprave penale “ Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese ndaj te miturit” dhe “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhune me te mitur” nga e cila mbeti viktime 8- vjeçare Mateo Vasiu ka refuzuar paraqitjen ne seancat e mëparshme ku përmes një deklarate bënte te ditur se nuk paraqitej dot ne gjykate për arsye shëndetësore ndërkohe qe ne seancën e fundit para togave te zeza janë paraqitur prindërit e 8- vjetarit te ndjere dhe halla e tij ku kane qëndruar brenda sallës se gjyqit vetëm pak minuta ndërsa togat e zeza i kane bere me dije se seanca e radhës do te jete ne datën 21 nëntor në mesditë dhe se autori i vrasjes së djalit te tyre do te shoqërohet i detyruar./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!