Dy vajza italiane janë brë pre e një sulmi seksual mbrëmjen e të mërkurës në një qendër sportive në Ponte San Giovanni.
Mediat italiane shkruajnë se vajzat e moshës 24 dhe 20 vjeç, kishin shkuar në një festë në periferi të qytetit dhe se kishin takuar disa të njohur, do të ishin tetë djem, disa prej tyre me origjinë të huaj, të cilët, me pretekstin se i shoqëronin për të marrë trenin, i kishin çuar në vend të qendrës sportive dhe kishin abuzuar me to.
Sipas dëshmisë së vajzave në polici, grupi dyshohet se ka përfituar nga ndërrimi i njërës prej viktimave për shkak të alkoolit, duke filluar t’i prekte të dyja dhe të abuzonte me njërën në veçanti.
Mirëpo, njëra prej vajzave, pa u vënë re, ka arritur të kërkojë ndihmë. Më pas grupi do të kishte vënë re ardhjen e policies dhe janë larguar. Dy të rejat u dërguan fillimisht në spital dhe më pas në komisariat./abcnews.al