Ish-kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka denoncuar përdhosjen e flamurit kuqezi në Kollarë. Ai ka postuar në Facebook foto të flamurit me shtizën e thyer dhe ka mallkuar autorët e këtij gjesti.
Postimi i plotë i Fatmir Limanit
FLAMURI!
O’FLAMUR GJAK,
O’FLAMUR SHKABË.
O’VËND E VATËR,
O NËNË E BABË !
LAGUR ME LOT,
DJEGUR ME FLAGË
FLAMUR I KUQ
FLAMUR I ZI !
FORTESË SHKËMBI
T’MERR TIRANI,
S’TË TRËMB ROMANI
AS VENECIANI !
………………
………….
Flamuri nuk është për Qibar, por u takon Familjeve të sakrificës së madhe ngase vetë Ata, i njohin vlerën.
Mos e vendos kur s’di ta mirëmbashë dhe s’ke forcë ta mbrosh.
Por kështu ndodh kur vendoset flamuri, për t’u ngritur në pozita !
Flamuri nuk është copzë lecke e lyer me ngjyrë të kuqe, por është simbol i larë me gjakun e Dëshmorëve.
U vraft buka që kapërdini nga duarët e Atyre që flijuan jetën, për të patur pozita !
U verboftë drita e diellit të lirisë që u sollën Ata që treten në varre !
17 Dhjetor, 2021
Kollarë
/ Abcnews.al