Përcillet për në banesën e fundit një ndër grekët më me këmbë në tokë

schedule14:43 - 1 Prill, 2020

schedule 14:43 - 1 Prill, 2020

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, heroi i luftës, i cilësuar si “Partizani i fundit i Evropës”, ish deputeti grek Manolis Glezos.

Ai ndërroi jetë dy ditë më parë, ndërkohë sot 98-vjeçarit i është dhënë lamtumira e fundit.

Ka qenë vetëm një rreth i ngushtë familjar që i kanë bërë nderimet e fundit ish deputetit. Për shkak të masave të rrepta të marra ndaj koronavirusit, në ceremoninë mortore të Glezos kishte shumë pak të pranishëm.

Manolis Glezos ndërroi jetë në moshën 98-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Ish-deputeti arvanitas njihet edhe për qëndrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë, ndërkohë që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!