Përcillet në banesën e fundit “Mikelanxheloja” i Shkodrës

schedule16:40 - 31 Gusht, 2022

schedule 16:40 - 31 Gusht, 2022

Nga Simon Shkreli 

Ceremonia mortore në nderim të piktorit Pjerin Sheldija nisi me meshën shenjtë në Kishën e Shën Françeskut në Shkodër. Pikërisht kishën ku gjendet dhjetëra afreske të pikturuara nga Sheldija. Ai u ndarë nga jeta në moshë 87-vjeçare, dy ditë më parë.

Dom Vlash Palaj, i cili drejtoi ceremoninë tha se piktori jetën e tij e vuri në shërbim të njerëzve dhe Zotin.

Pjerin Sheldija ka lënë pas vepra shumë cilësore në kishat e Shkodrës, Kosovës, Malit të Zi dhe deri në Vatikan.

Miqtë edhe artistët që quanin Mikelanxhelo i Shkodrës, mes dhimbjes ndanë dhe disa kujtime.

“Unë kam ndenjur shumë me të. I kam ndjerë dhimbjet e tij në komunizëm”.

“Shkodra mbarë do ta kujtojë me mirënjohje.”

Pjerin Sheldija lindi në 1937 në Shkodër. Mësimet e para i mori në shkollën e etërve Jezuit. Në vitin 1956 studioi për pikturë në Liceun Artistik në Tiranë. Nga viti 1990 dhe deri sa mbylli sytë ju dedikua vullnetarisht pa kërkuar shpërblim monetar artit të pikturave muraleve të kishave katolike.

Pjerin Sheldija u dekorua nga Papa Benedikti i XVI me medaljen e artë “Për Kishën e për Papën”. Është ndoshta i vetmi piktor shqiptar, pikturat e të  cilit ndodhen në  koleksionet e tre Papëve të  fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!