Përcillen për në banesën e fundit dy nxënësit që u vranë, qindra njerëz u japin lamtumirën

schedule14:45 - 28 Nëntor, 2021

schedule 14:45 - 28 Nëntor, 2021

Janë përcjellë për në banesë të fundit në Gllogjan të Deçanit dy nxënësit e shkollës së mesme të cilët u vranë të premten në autobusin që po i dërgonte në shtëpi. I vdekur mbeti edhe shoferi.

Qindra qytetarë u qëndruan afër familjarëve të dy të rinjve në ceremoninë e përbashkët të varrimit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Duhet ta forcojmë këtë shtet më shumë, e sidomos sigurinë,” tha Ramosaj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!