Perceptimi dhe realiteti, “një përplasje” mes shkencës dhe arsyes

schedule19:57 - 16 Shtator, 2022

schedule 19:57 - 16 Shtator, 2022

Nga Keith Wilson

Marrë në vlerë nominale, fotografia e realitetit e sugjeruar nga shkenca moderne, duket radikalisht i kundërt me botën siç e perceptojmë nëpërmjet shqisave tona. Në fakt, nuk është e pazakontë të dëgjosh shkencëtarë dhe të tjerët të pohojnë se shumica e përvojës jonë perceptuale, është më tepër një lloj iluzioni i përhapur se sa një prezantim besnik i aspekteve të ndryshme të realitetit.

Sipas kësaj pikëpamjeje, imazhe të tilla si ngjyra dhe  fortësia- sa për të marrë vetëm dy shembuj – nuk i takojnë objekteve të jashtme, por janë trillime të krijuara nga truri, të cilat ne gabimisht i përhapim tek bota rreth nesh. Bota në vetevete (kështu vijon historia) është pa ngjyrë, aroma, erëra, dhe kryesisht bosh me përjashtim të përshtjellimeve kuantike të materies/ energjisë që studiohen nga fizikantët. Por a është ky rasti, ku shkenca dhe sensi i përbashkët janë me të vërtetë në kundërshtim me njëra-tjetrën, apo filozofia mund të na ndihmojë të zgjidhim këtë ngërç?

A janë ngjyrat të vërteta?

Tundimi për të menduar mbi eksperiencat e perceptuara si një lloj iluzioni, lind pjesërisht nga ndjeshmëria jonë ndaj iluzioneve në përgjithësi. Të impresionuar nga mundësia e gabimeve të tilla, shumë shkencëtarë e konsiderojnë atë që ne shohim, dëgjojmë, prekim dhe shijojmë – atë që filozofët kolektivisht e quajnë përvojë perceptuese – se ekziston vetëm brenda mendjeve tona.

Merrni figurën e ngjashme me atë fushës së shahut të përshkruar më poshtë. Dy pikat duket se kanë hije të ndryshme të ngjyrë portokalli, njëra më e ndritshme se tjera. Por shqyrtoni figurën më me kujdes dhe do të gjeni se të dyja kanë saktësisht të njëjtën ngjyrë. (Unë jam duke përdorur këtu termin ngjyrë për të përfshirë hijet e ndryshme të ngjyrës, si dhe të zezën, të bardhën dhe grinë.)

Edhe më e habitshme, katrorët ku ato shtrihen janë saktësisht me të njëjtën hije ngjyrë gri (nëse dyshoni mbi këtë, mbuloni pjesën tjetër të figurës me dorë ose një copë letër dhe i krahasoni ato). Duke pasur parasysh se shqisat tona mund të mashtrohen aq lehtë, është diçka e thjeshtë të arrish në përfundimin se e gjithë përvoja me ngjyrat duhet të jetë iluzion, apo se ngjyrat nuk ekzistojnë tek objektet e jashtme, por vetëm në mendjet e perceptuesve. Por, një përfundim i tillë do të qe shumë i nxituar.

Vetëm për shkak se sistemi perceptual, mund të mashtrohet në raste të caktuara, kjo nuk do të thotë se ai është i pasaktë në të gjitha rastet. Duhet shqyrtyar se pse është e dobishme të marrim në konsideratë se pse ky iluzion tek e fundit funksionon. Diagrama e shkruar në këtë pamje imiton pamjen e një fushe me kuadrata të vërtetë 3-dimensionale, në të cilën bie një hije nga një objekt cilindrik.

Sistemi ynë vizual e kompenson këtë errësirë të dukshme, në një mënyrë që na mundëson një gjykim të saktë, se njollat dhe katrorët janë me ngjyra të ndryshme në rastin e figurës 3-dimensionale, pasi ato do të duhet të kenë krijuar këtë pamje. Iluzioni funksionon, jo sepse përvojat me ngjyrat janë iluzore, por për shkak se sistemi ynë vizual ka evoluar duke marrë për bazë ndriçimin dhe efektet e tjera, në mënyrë që të zbulojë vetitë themelore të objekteve fizike, në një gamë të gjerë të rrethanash të mundshme.

Deri më tani, nuk ka asnjë arsye të supozohet se këto veti nuk duhet të përfshijnë ngjyrat e objekteve, si dhe format e tyre, madhësitë, vendndodhjen dhe kështu me radhë. Por pse mendohet për ngjyrat, si veti të objekteve dhe jo thjesht si një çështje e cilës gjatësi valë të dritës është pasqyruar drejt syve tanë? Për të kuptuar dallimin, ne duhet të marrin në konsideratë fenomenin e qëndrueshmërisë së ngjyrave.

Gjatësi vale të ndryshme të dritës, prodhojnë sigurisht përvoja të ndryshme me ngjyrat si tek ne ashtu edhe tek krijesat e tjera. Megjithatë, do të qe gabim që thjesht të identifikoheshin ngjyrat me gjatesinë e valëve të dritës. Si me imazhin e fushës së paraqitur më lart, sytë tanë – ose më mirë, truri ynë në bazë të informacioneve të marra nga sytë tanë – rregullon ndriçimin e përgjithshëm të një skene.

Për shembull në një mbrëmje vere, drita që reflektohet në sytë tanë vjen kryesisht nga fundi i të kuqes të spektrit, ndërsa drita e diellit të plotë përmban më shumë blu. Megjithatë, sigurimi i kushteve se ka dritë të mjaftueshme për të krijuar ndonjë ngjyrë tek të gjitha objektet – le të themi një copë të bardhë letre – nuk duket se ndryshon ngjyrën nga e kuqe në blu në varësi të kohës gjatë ditës.

Përkundrazi, sistemi ynë vizual rregullohet për të nxjerë në pah dritën  mbizotëruese, ose të paktën të përafërt, ngjyrën aktuale të objektit. Thënë këtë, ne përjetojmë sikur copa e letrës ka një ngjyrë të qëndrueshme, pavarësisht dallimeve në përzierjen e saktë të një gjatësie vale që arrijnë sytë tanë në kohë të ndryshme të ditës. Kjo është e ngjashme me atë që ndodh kur ju të rregulloni vendosjen e të bardhës në një kamera, për të kompensuar kushtet e ndriçimit me diell, me re apo dritë artificiale, përveç rastit kur truri ynë e bën këtë automatikisht dhe vazhdimisht, për të zbuluar ngjyrat e vërteta të objekteve rreth nesh.

Përsëri, dikush mund të joshet për të thënë se të gjitha këto korrigjime dhe përshtatje, thjesht tregojnë se ngjyra mund të jetë iluzore në vend se e vërtetë, por fakti se vizioni është në gjendje të zbulojë ekzistencën e vetive të qëndrueshme, që dëshmon se ka më shumë sesa ngjyrat që sheh syri. Një shpjegim për këtë është se ngjyrat janë profile të reflektimit të dritës. Prandaj ato korrespondojnë me dispozitat e objekteve për të reflektuar gjatësi valore të caktuara të dritës, kur vendosen nën një ndriçim të përshtatshëm.

Kështu, një domate e pjekur ka prirje për të reflektuar valet e dritës kryesisht të kuqe, ndërsa një banane e pjekur reflekton dritën kryesisht të verdhë (apo ndonjë kombinim të së gjelbësr dhe të  kuqes) për të prodhuar pamjen e saj karakteristike të verdhë.

Natyrisht, të gjithë bien dakord se kjo është arsyeja, pse domatja e pjekur duket e kuqe kurse bananet duken të verdha, por ç’është më e rëndësishmja, profilet reflektuese janë veti e objekteve të jashtme fizike dhe jo e mendjeve tona. Kjo do të sugjeronte se larg nga të qenit iluzore, ngjyrat janë veti objektive fizike të objekteve që shohim rreth nesh.

Por tani hasim një problem të mëtejshëm. Sytë tanë janë të ndjeshëm vetëm ndaj një pjesë të vogël të spektrit elektromagnetik, ku të dukshme janë vetëm një pjesë e tyre. Objektet ndërkaq reflektojnë dhe përthithin dritën nga skajet infra të kuqe dhe ultraviolet të këtij spektri, gjithë rrugën deri në valët e radios dhe rrezet gama.

Edhe më keq akoma, të gjitha ngjyrat që jemi në gjendje të shohim mund të jenë krijuar duke kombinuar proporcione të ndryshme të së kuqes së lehtë, jeshiles dhe blusë, këto qenë ngjyrat kryesore për të cilën trikrimat e syve të njeriut janë të ndjeshme. Kjo do të thotë se disa profile reflektive që japin kombinime të ndryshme të valëve të dritës, duket megjithatë krejtësisht të padallueshme për ne.

Për shembull drita e bardhë, mund të prodhohet nga përzierja dritës së kuqe, jeshile dhe blu, si ndodh në televizorin apo ekranin e kompjuterit tuaj. Nga ana tjetër, ajo mund të prodhohet duke kombinuar të gjitha ngjyrat e ylberit, siç janë të pranishme në rrezet e diellit natyrore dhe të zbuluara nga kalimi i tyre përmes një prizmi qelqi.

Për një krijesë që është e ndjeshme  ndaj më shumë se thjesht 3 ngjyrave kryesore, secila nga këto forma, ose metamere, e bardha do të dukej krejt e ndryshme, pavarësisht paraqitjes identike ndaj nesh. një krijesë e tillë nuk është thjesht një mundësi teorike. Shumë lloje, duke përfshirë edhe peshkun e artë, janë tetrakromatë, të ndjeshëm ndaj katër ngjyrave kryesore, dhe prandaj të aftë për të dalluar më shumë variacione ngjyrash se sa ne, me disa lloje karkaleca që kanë sa më shumë se 19 receptorët të veçantë të ngjyrave.

Atëherë, problemi nuk është se realiteti nuk përmban ngjyra, por më tepër se ai përmban shumë, si brenda ashtu edhe jashtë gamës së rrezatimit elektromagnetik, të cilën sytë tanë janë të ndjeshëm. Shumë prej këtyre ngjyrave ekzotike duken identike, ose janë plotësisht të padukshme për ne, duke e bërë aftësitë tona perceptuese në rastin më të mirë të kufizuara. A do të thotë kjo se ngjyrat të cilat ne jemi të aftë t’i shohim janë disi joreale? Jo domosdoshmërisht. Për të kuptuar pse, le të shqyrtojmë një shembull tjetër:nocionin e fortësisë.

A është fortësia një iluzion?

Është diçka e zakonshme në aspektin shkencor, që objektet e forta nuk janë realisht të tilla, por përbëhen kryesisht nga hapësira boshe. Kjo do të thotë, se vëllimi i materies (ose sythet vibruese të energjisë, në varësi të teorisë që ju preferoni) në ndonjë objekt të caktuar tejkalohen në masë të madhe nga sasia e hapësirës ndërmjet çdo grimce në një nivel subatomik.

Ky është sigurisht një zbulim i habitshëm shkencor, por a do të thotë, siç sugjerojnë disa shkencëtarë, se fortësia është një iluzion? E pra, nëse me termin objekt i qëndrueshëm nënkuptoni një të tillë të mbushur në mënyrë të dendur pa hapësira apo mangësi, atëherë kështu është.

Por, ndërsa kjo do të thotë se materiali solid është krejtësisht i pranueshem, kur bëhet fjalë për atë që filozofi J. L. Ostin i quan “objekte të thata  dhe me madhësi mesatare”, shkenca na tregon se shumica e objekteve nuk janë si ky në shkallë atomike. Rrjedhimisht, kur flasim për qëndrueshmërinë e objekteve të njohura, si për shembull një copë druri, ne duhet të themi diçka krejt të ndryshme.

Në këtë kontekst, objekti i fortë ka vetinë e të qënit i qëndrueshëm në të prekur, relativisht i qëndrueshëm, i ngjeshur, dhe kështu me radhë. Prandaj zbulimi i çuditshëm shkencor, nuk është se nuk ka objekte janë të ngurta, por fortësia në shkallë makroskopike (dmth fortësia e  zakonshme) nuk përputhet me vetinë e që qënit i dendur në një shkallë subatomike.

Përkundrazi, fortësia makroskopike është pasojë e forcave elektromagnetike që veprojnë mes grimcave në sipërfaqet e objekteve, duke përfshirë trupin tonë, për të zprapsur njëra-tjetrën. Në fakt, pa ekzistencën e forcave të tilla, shumica e objekteve fizike thjesht do të kalonin përmes njëri-tjetrit. Ne kemi identifikuar tanimë dy veti të ndryshme, secila prej të cilave mund të mendohet si një lloj fortësie.

Për rrjedhojë, ka kuptim të thuhet se objektet e përditshme janë të forta (në nivelin makroskopik) dhe se përbëhen nga hapësira kryesisht boshe (në nivel mikroskopik) pa frikën e kundërshtimit. Të dyja pretendimet kanë të bëjnë me veti krejtësisht të ndryshme, të cilat zotërojnë në një shkallë të rëndësishme. Tundimi për të thënë se fortësia është një iluzion, vjen nga prirja tonë për t’i shkrirë këto dy veti, duke i sjellë pikëpamjet shkencore dhe të arsyeshme në një konflikt të hapur.

Por në praktikë, me kushtin që të jemi të kujdesshëm në lidhje me përdorimin e gjuhës nga ana jonë dhe kuptuar çdo term në kontekstin e duhur, këto dy pikëpamje janë plotësisht të pajtueshme. Fortësia, siç kuptohet zakonisht, i referohet një vetie të vërtetë fizike të objekteve – domethënë, aftësisë së tyre për të zprapsur njëra-tjetrën gjatë kontaktit – dhe kësisoj në fund të fundit nuk është diçka e gënjeshtërt. Çfarë ka nëse ajo që ka ndryshuar është kuptimi i termit të fortësisë ? Atëherë, si zbatohet kjo në rastin e ngjyrës?

Sugjerova më lart se në botë ekzistojnë më shumë ngjyra, se sa njerëzit janë të aftë për t’i perceptuar. Por çfarë nënkuptohet këtu me ngjyrat? Nëse na është e njohur hija e ngjyrave të kuqe, blu, të verdhë, dhe kështu me radhë, atëherë kjo ekzotikë nuk na kualifikohet si ngjyrë në kuptimin e zakonshëm.

Ne përdorim termin ngjyrë për të kuptuar se çfarë janë ngjyrat për ne. Ekzistenca e profileve të reflektimit të dritës, ose metameret që sjellin përvojat e ngjashme me ngjyrat tek lloje të tjera krijesash, nuk kërkojnë nga ne të supozojmë se përvojat tona me ngjyrat, janë në një farë mase shumë mënyre iluzore sesa, hapësira midis grimcave atomike që nënkupton se objekteve fizike u mungon qëndrueshmëria.

Përkundrazi, përvoja perceptuale e njeriut na jep vetëm një qasje të pjesshme në gamën e plotë të vetive që zotërojnë objekte të tilla. Që disa nga këto veti, si ngjyra, kthehen të jenë relativisht komplekse, kjo nuk i bën ato më pak reale. Përkundrazi, bota shkencore dhe sensi i përbashkët i këndvështrimit të botë,s kap aspekte të ndryshme të realitetit në nivele të ndryshme të abstraksionit apo përshkrimit.

Larg nga përvoja që perceptimi ynë të jetë iluzion, atëherë siç thonë shkencëtarët nganjëherë, është ideja që këto dy nivele të përshkrimit janë domosdoshmërisht të papajtueshme ose përjashtojnë njëra-tjetrën, dhe ky është në fakt iluzioni më delikat./New Philosopher /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!