Përçarje mes familjeve Biden Obama/ Michelle Obama e zemëruar me mënyrën sesi familja Biden ka trajtuar Kathleen Buhle

schedule17:42 - 6 Korrik, 2024

schedule 17:42 - 6 Korrik, 2024

Michelle Obama, ish zonja e parë e Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e ish-presidentit Amerikan Barack Obama është e vetmja kandidate e mundshme që mund të mposht Donald Trump në Garën presidenciale të nëntorit.

Kjo ishte ajo çfarë tregoi sondazhi i Reuters dhe Kompanise Ipsos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa supozonin se çfarë do të ndodhte nëse Joe Biden tërhiqet si kandidati Demokrat I Garës Presidenciale.

Sipas sondazhi Michelle Obama do të mundte Trump me 10 pikë diferencë, ose e thënë ndryshe Amerikanët u shprehën se 50% e tyre do të votonin ish zonjën  e parë të Shtëpisë së Bardhë dhe 39% e tyre deklaruan se do të votonin ish presidentin Amerikan Donald Trump.

Të dhënat e sondazhit vijnë pasi ish presidenti Amerikan Barack Obama u tha privatisht javës së shkuar aleatëve të tij demokrat se Biden përballet me një terren të vështirë për tu rizgjedhur pas performancës së tij në debatin e parë presidencial.

Por sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare ka një përçarje të madhe mes familjes Biden- Obama dhe shkak për këtë gjë është bërë ish bashkëshortja e Hunter Biden, djalit të Joe Biden.

“The Telegraph” shkruan se Michelle Obama është e zemëruar mbi mënyrën sesi familja Biden ka trajtuar Kathleen Buhle, e cila është shoqe e ngushtë e ish zonjës së parë të Shtëpisë së Bardhë.

Michelle Obama ka refuzuar që të mbështesë fushatën e Joe Biden për një tjetër mandat në Shtëpinë e Bardhë  pikërisht për këtë arsye.

Familja  e Joe Biden thuhet se ka fajësuar Kathleen Buhle mbi detajet që u bënë publike për jetën e Hunter Biden duke nisur që nga varësia e tij ndaj kokainës dhe për të vijuar deri tek fiksimi I tij për të shpenzuar para për të kryer marrëdhënie seksuale me prostituta të ndryshme.

Michele është e shqetësuar sesi familja  e Joe Biden po akuzon shoqen e saj ndërsa nuk shohin sesi mund të ndihmojnë djalin e tyre që të ndryshojë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!