Përçarja e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Selmani: Përpjekje për rrëzimin e qeverisë aktuale

schedule12:40 - 29 Shtator, 2022

schedule 12:40 - 29 Shtator, 2022

Fragmentizimi i spektrit politik në Maqedoninë e Veriut, dhe zhvillimet brenda partive janë komentuar nga analisti politik Naser Selmani si një përpjekje për rrëzimin e qeverisë aktuale si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Naser Selmani u shpreh që “ajo që po ndodh është fragmentarizimi i spektrit politik, përçarje nuk ka vetëm brenda radhëve të BDI por edhe në partinë më të madhe maqedonase, VMNR.

“Ajo që po ndodh në BDI, përçarja nuk është për çështje programore ose ideore, por se partitë shqiptare kanë krijuar një marrëdhënie vasaliteti me partitë maqedonase, dhe gjëja e parë që përpiqen ta bëjnë iniviatorët e këtyre përçarjeve është që ta rrëzojnë qeverinë e Maqedonisë dhe të shkaktojnë zgjedhje të parakoshme”, tha Selmani.

Duke u mbështetur në analizën e tij, Naser Selmani shpjegoi që me rënien e qeverisë aktuale, nuk do të mund të ndodhin ndryshimet kyushtetuese për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas tij mesa duket establishment politkik nuk është i interesuar për t’u integruar në BE.

Analiza e Naser Selmanit konkludoi që pavarësisht dëshirës së establishmentit politik maqedonas, interesi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është të ruhet qeveria derisa të bëjmë ndryshimeve kushtetuese, më pas mund të bëhen zgjedhjet e parakohshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!