“Përbindëshit” e pikëve në ligat kryesore, kush ka sunduar në 5 vitet e fundit

schedule13:39 - 7 Mars, 2021

schedule 13:39 - 7 Mars, 2021

Shpes herë ka diskutime të shumta se kush janë ekipet më në formë të viteve të fundit. Në një studim të bërë në pesë kampionatet më të forta të Europës në bazë të pikëve të grumbulluara në pesë vitet e fundit, diferencohen ekipet nga njëri tjetri.

 

Kështu në Spanjë nuk ka asnjë dyshim që në vendin e parë renditen Barcelona e Real Madrid. Katalanasit numërojnë plot 408 pikë ndërsa madrilenët 377 pikë në pesë vite. Në vendin e tretë do të gjejmë Atleticon e Simeones me 361 pikë.

 

Sigurisht që në Ligue 1 dominon PSG. Klubi francez ka grumbulluar 399 pikë, ndërsa në vendin e dytë renditet Lyon me 316 pikë. Dhe në Gjermani sundon Bayern Munchen me 381 pikë dhe Borussia Dortmund poziconohet në vendin e tretë me 303 pikë në këto pesë vite.

 

Në Serie A është Juventusi ai që ka mbledhur më shumë pikë, plot 411. Inter renditet në vendin e katërt me 344 pikë, ndërsa Milan dy vende më poshtë me 314 pikë.

 

Në kampionatin anglez është një duel mes Manchester Cityt dhe Liverpool. “Qytetarët” pozicionohen në vendin e parë me 422 pikë dhe të besuarit e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 390 pikë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!