Ka shumë që përdorin pije energjike për të stimuluar veten sidomos gjatë muajve të verës.
A e dini, megjithatë, se ka një pije/përbërës që mund të keni në shtëpinë tuaj që ju ofron gjithçka që mund të ofrojë një pije energjike? E megjithatë tre përbërësit kryesorë të pijeve energjike gjenden në ujin e kokosit, i cili përmban kalium, sheqerna natyralë dhe ujë, sipas Natalie Rizzo, një dietologe në New York.
Nëse ushtroni në nxehtësi ose për një kohë të gjatë, Rizzo rekomandon të shtoni një sasi minimale kripe në ujë kokosi për të rimbushur kripën që humbni përmes djersës! Mund ta përdorni gjithashtu si bazë për të bërë pijet tuaja të tjera të preferuara./abcnews.al