Përballjet Tuchel-Guardiola, rezultatet negative të gjermanit kundrejt spanjollit

schedule17:59 - 11 Prill, 2023

schedule 17:59 - 11 Prill, 2023

Thomas Tuchel dëshiron të thyejë traditën e keqe kundër Pep Guardiolës me kthimin e tij në Angli pas largimit nga Chelsea. Trajneri gjerman i Bayernit rikthehet në ishull për ndeshjen e parë kundër Manchester City për çerekfinalet e Champions League. Trajneri 49-vjeçar bavarez ka vetëm tre fitore ndaj trajnerit spanjoll të Manchester City në 10 takime.

Fitorja e fundit e trajnerit gjerman ishte në vitin 2021 kur ai fitoi 1-0 ndaj Chelsea falë një goli të Havertz që i dha fitoren në finalen e Champions League. Në fakt, Tuchel ka arritur tre fitoret e tij në harkun e një muaji e gjysmë në 2021 me Chelsea, një për FA Cup, një për Premier League dhe një për Ligën e Kampionëve.

Në 10 takimet ka edhe një barazim kur Tuchel drejtoi Dortmundin dhe Guardiola drejtoi Bayernin. Së fundi, skuadrat e Tuchel kanë shënuar 9 gola kundër trajnerit të Manchester City ndërsa kanë pësuar 18.

Përballjet Tuchel-Guardiola:

Bayern Munich-Mainz 4-1 (19 tetor 2013)
Mainz-Bayern Munich 0-2 (22 mars 2014)
Bayern Mynih- Dortmund 5-1 (4 tetor 2015)
Dortmund- Bayern Munich 0-0 (5 mars 2016)
Bayern Munich- Dortmund 4-3 (21 maj 2016)
Chelsea- Manchester City 1-0 (17 prill 2021)
Manchester City Chelsea 1-2 (8 maj 2021 )
Manchester City- Chelsea 0-1 (29 maj 2021)
Chelsea-Manchester City 0-1 (25 shtator 2021)
Manchester City-Chelsea 1-0 (15 janar 2022). /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport-fm

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!