Përballje “titanësh” në “Emirates”, publikohen formacionet e sfidës Arsenal-Liverpool

schedule16:36 - 27 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 27 Tetor, 2024

Është padyshim “kryefjala” e javës së nëntë të Premier League.

“Topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates”, “Të Kuqtë” e Liverpool në një përballje, mes pretedentëve për titullin kampion të elitës së futbollit anglez, me teknikët që kanë vendosur të hedhin në fushë më të mirët.

Sa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur spanjolli David Raya. Në krahët e mbrojtjes janë Timber e Ben White, me qendrën që mbulohet nga Partey e Saliba. Më të tërhequr në mesfushë janë Mikel Merino e Declan Rice, ndërsa Martinelli, Trossard e Saka vihen pas “yllit” gjerman Kai Havertz.

Në krahun tjetër, tekniku Arne Slot i ka rreshtuar “Të Kuqtë” e tij më skemën e zakonshme 4-3-3, me portën që mbrohet nga Kallaher, ndërsa në mbrojtje janë “4 Fantastikët”, Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk e Robertson. “Dirigjimi” i mesfushës i është besuar treshes Jone-Mac Allister-Gravenberch, ndërsa në sulm është “tridenti” Diaz-Nunez-Salah. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!