Përballje shqiptarësh në Coppa d’Italia, publikohen formacionet e sfidës Atalanta-Sassuolo

schedule17:36 - 3 Janar, 2024

schedule 17:36 - 3 Janar, 2024

Raundit të 1/16-ve të Kupës së Italisë është duke i ardhur fundi dhe 1 nga 3 përballjet e mbetura është ajo e “Geëiss Stadium”, ku në orën 18:00, “Bergamaskët” e Atalanta do të sfidojnë “Emilianët” e Sassuolo, në një përballje ku fituesi do të përballet me “Djajtë” e Milan, për çerek-finalet e turneut.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Gian Piero Gasperini i ka rreshtuar “Zikaltërit” e tij, me formulën e zakonshme, 3-4-1-2, ku në portë është vendosur si zakonisht Musso e para tij në mbrojtje Scalvini, Gjimshiti e Kolasinac. Në krahët e mesfushës janë Zappacosta e Holm, me qendrën që mbulohet nga Ederson e De Roon. Më i avancuar është Pasalic, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Miranchuk-De Ketelaere.

Në krahun tjetër, tekniku Alessio Dioni i ka hedhur në fushë “Zijeshilët” e tij, me formacionin e tij të përhershëm 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Cragno. Në krahët e mbrojtjes janë Missori e Viti, me qendrën që mbulohet nga Tressoldi e Ferrari. Para mbrojtjes janë vendosur Lipani e “fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami, ndërsa Castillejo, Volpato e Ceide janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Samuele Mulattieri. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!