Përballje në ring e Start Up/ Të rinjtë me ide inovatore në biznes garojnë me njëri-tjetrin

schedule15:55 - 8 Maj, 2024

schedule 15:55 - 8 Maj, 2024

Start up-et shqiptare do të përballen në ring. Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm sjell në Shqipëri patentën ndërkombëtare “Get in the Ring”, event që zhvillohet në rreth 200 vende të botës.

Të gjithë ata që kanë një ide inovatore për të bërë biznes do të kenë mundësinë të garojnë me njëri-tjetrin në një arenë të madhe.

Sinkron Ada Ilia:

“Konkursi do të sjellë rreth 100 start up shqiptare. Ne presim të prezantohen ide nga shumë fusha, turizëm, agro kulturë etj”, tha Ada Ilia, drejtore ekzekutive, Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm.

Start up ka fuqinë për të ndryshuar lojën në fushën e biznesit. Pikërisht për këtë arsye konkursi kombëtar synon të zbulojë talente dhe idetë për biznes në Shqipëri.

“Është eventi më i madh, por start up do kenë mundësi të shkojnë të prezantojnë Shqipërinë në nivel ndërkombëtar”.

Për kompaninë Titan Albania që mbështet këtë projekt, synimi është mbështetja e të rinjve në nisma që i shërbejnë klimës së biznesit ne vend.

Ky partneritet vjen në vijim të përpjekjeve dhe iniciativave tona shumëvjecare për të integruar ESG-të në operacionet tona industriale, për të promovuar ato sikurse dhe konceptin e qëndrueshmërisë dhe inovacionit në sektorin privat e gjithashtu për të dhënë një kontribut direkt në mundësimin e një platforme ku të rinjtë të mund të përqafojnë, krahas krijimtarisë së tyre, qëndrueshmërinë si gur themeli të sipërmarrjes“, u shpreh Dritan Nako nga Titan Albania.

“Inovacioni është një hapësirë e pafund sepse kemi të bëjmë me të renë dhe të panjohurën, por kur inovacioni sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe ndjeshmëri të lartë mjedisore, sociale dhe në mënyrë transparente e të ndërgjegjshme sa i takon risqeve dhe oportuniteteve që e shoqërojnë, atëherë kemi të bëjmë me një start-up që e ka gjetur kohën dhe hapësirën e nevojshme për t’u zhvilluar më tej”, tha Kristina Lato nga Titan Albania.

Aplikimet që kanë nisur vijojnë online deri në datën 23 maj, ndërsa përballja filane mes start up-ve do të mbahet mbrëmjen e 28 majit tek Tetari Eksperimental.

U bëj thirrje të gjithë start up që të aplikojnë duke qenë se ata do të kenë mundësi ekspozimi, kemi rezervuar mjfst surpriza. Do të kenë edhe mundësi parapërgatitore që start up të kenë mundësi të takojnë mentorë dhe të jenë pjesë e një rrjeti global“, shtoi Ada Ilia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!