Interi do të përplasë “brirët” në Champions League me skuadrën e Liverpool, në një sfidë që pritet me shumë interes. Një takim që pritet të jetë e luftuar deri në frymën e fundit, ku protagonistët e kësaj përballje do “shqyejnë” këpucët e për përjetuar një natë fantastike dhe plot emocione, që do t’i ndihmonte skuadrat të kalonin në javën tjetër.
Mes protagonistëve të mundshëm pritet të jetë edhe Laotaro Martinez, i cili pritet të luajë ditën e nesërme në stadiumin “Meazza”. Sulmuesi argjentinas në një intervistë “Prime Video”, ku ka thënë se ndeshja do të jetë e mrekullueshme, teksa shpreson të shënojë.
“Do të jetë një lojë e mrekullueshme për të luajtur. Shpresoj të bëj mirë, t’i jap një dorë ekipit që të mund të ecim përpara, që është ëndrra jonë. Klopp është një trajner i madh, sigurisht që ai ka përgatitur mirë ekipin për këtë ndeshje. Liverpooli ka shumë lojtarë të fortë: duhet të punojmë në fazën e posedimit, sepse do të jetë e rëndësishme. Ata sulmojnë me shumë lojtarë, luajnë me sulmues shumë të shpejtë dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Interi dëshiron të jetë protagonist, dëshiron të mbajë topin, të sulmojë, të mbrojë mirë portën dhe të lëndojë kundërshtarin”, ka deklaruar Martinez. /f.a/abcnews.al