Juventusi luan kundër Torinës ditën e nesërme në orën 20:45, një sfidë qe do të zhvillohet në kuadër të javës së 26-të të Seria A.
Një derbi që pritet të jetë i luftuar, me bardhezinjtë që kërkojnë të mbajnë larg Atalantën në garën për një vend në Champions League vitin e ardhshëm.
Në konferencën për shtyp trajneri Missimiliano Allegri ka vlerësuar Torinën dhe vështirësinë që ka kjo ndeshje, por gjithashtu ka theksuar se do hyjnë në fushën e lojës vetëm për fitore.
Çfarë pritet nga derbi? – Është gjithmonë një ndeshje speciale. Ne luajmë kundër Torinos, që kanë vërtetë shpirtin e një demi dhe tekniku Juriç është një trajner i madh. Do të na duhet shumë ndihma e fansave. Shpresoj që të kemi mësuar diçka nga dy sfidat e fundit.
Rreshtimi i ekipit? – Nesër do të jetë një përballje e vështir dhe nuk e di nëse do të vendos të njëjtën treshe sulmi. Bonuçi do të mungojë dhe shpresoj të jetë i gatshëm për të martën. Ai luajti një ndeshje të mirë në Bergamo, por ai ishte i lodhur në pjesën e dytë dhe më duhej ta zëvendësoja. Kielini dhe Kieza janë jashtë gjithashtu, ndërsa Danilo është i skualifikuar. Në qendër të mbrojtjes do të jenë De Ligt dhe Rugani.
Pas Champions-it këtë javë, a prisni ndonjë surprizë? – Niveli i ekipeve që luajnë në Champions është i lartë, kështu që çfarë mund t’iu them.
A keni ndonjë mik me Torinon? – Unë kam shumë dhe gjatë javës ata më ngacmonin, gjithmonë brenda limitit të respektit.
Torino s’ka fituar që nga 95’, keni frik nga kjo? – Derbit gjithmonë janë të pabalancuara. Torino gjithmonë luan me zemër. Ata vijnë nga dy humbje të pamerituara dhe nesër do të vijnë më kërkues. Do të jetë prova e duhur për të qenë gati të martën. /f.a/abcnews.al