Përballja me Teutën në “Air Albania”, Tirana nxjerr në shitje biletat

schedule14:05 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 14:05 - 16 Dhjetor, 2021

Tirana do të përballet me Teutën në sfidën e javës së 14-të të Abissnet Superiore, takim i cili do të zhvillohet në “Air Albania” ditën e dielë në orën 19:45.

Tirana vjen në këtë takim nga humbja që pësoi me skuadrën e Laçit, dhe ndaj djemve të detit do kërkojnë rikthimin te fitorja për të mos rrezikuar vendin e parë në klasifikim.

Drejtuesit e bardh e bluve kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për përballjen ndaj Teutës. Në njoftimin e klubit në rrjetet sociale bëhet e ditur edhe se ku mund t’i blejnë tifozat biletat dhe sa është çmimi i tyre për çdo tribunë.

/f.a/abcnews.al