Milani e nis me Salzburg fazën e grupeve të Champions League. Skuadra e Stefano Piolit do të sfidojë ekipin e Jaissle në ndeshjen e parë të Grupit E.
Për këtë përballje ka folur edhe tekniku i kuqezinjve, i cili ka theksuar se Salzburgu është një kundërshtarë i vështirë.
“Ata janë kundërshtar i vështirë, por tani, ndryshe nga viti i kaluar, ne e dimë si luhet në këto nivele. Kundër Interit luajtëm 70 minuta të një niveli të shkëlqyer, të një futbolli të shkëlqyer.
Duhet të luajmë me entuziazëm, por gjithmonë duke respektuar kundërshtarët, me vetëdije për cilësitë dhe karakteristikat tona.
Sa i takon formacionet, do t’i bëj zgjedhjet nesër. Sot m’u duk se të gjithë ishin mirë, kjo është e rëndësishme. Për rotacionet i kisha përgatitur më parë, por ndeshjet do të më tregojnë se si t’i interpretoj nga herë pas here”, ka theksuar Pioli.
Salzburgu? “E kemi studiuar në çdo ndeshje, madje edhe miqësoret. Besojmë se e kemi përgatitur mirë ndeshjen, por kundërshtarët tanë dinë të lëvizin shumë mirë, një ekip i kompletuar që duhet përballur me respekt, por në të njëjtën kohë me vendosmëri të madhe. Ata kanë shumë lojtarë me perspektivë shumë të fortë, të cilët ndoshta do të jenë në gjendje të ndjekin hapat e Haaland dhe Mane. Ata janë një ekip shumë i fortë që ne e respektojmë”. /f.a/abcnews.al