Juventusi u përball mesditën e sotme me Salarnitana në ndeshjen e javës së 30-të të Seria A, takim që bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit arritën të fitonin me shifrat 2-0.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për “Zonjën e Vjetër”, por edhe për një nga lojtarët e skuadrës kjo ishte një përballje interesante.
Giorgio Chiellini arrin të barazojë një legjendë të klubit bardhezi, Gaetano Scirea për numrin e ndeshjeve të luajtura. Kapiteni i Juves në takimin e sotëm regjistroi 552 ndeshje me fanellën e “Zonjës së Vjetër”, duke u bërë lojtari i 3-të më me shumë paraqitje me Juventusin. /f.a/abcnews.al