Përballja me Napolin, dëmtimet dhe titulli kampion: Antonio Conte flet hapur

schedule14:17 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 14:17 - 15 Dhjetor, 2020

Nesër në mbrëmje Inter rikthehet në fushë, pas asaj fitoreje në transfertën e Cagliarit në fundjavë. Këtë herë të besuarit e Antonio Contes do të presin në “San Siro” Napolin e Gattusos dhe do të provojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive në kampionat.  Trajneri i zikaltërve, në konferencën e zakonshëm për shtypin, një ditë para takimit u ndal tek dëmtimet që ekipi ka, rivali  dhe objektivi titull.

NAPOLI – “Nëse do të jetë një sfidë mes dy skuadrave që duan të jenë protagoniste dhe që kanë të njëjta objektiva. Sigurisht që është një përballje që do të jetë shumë impenjative. Napoli ka qenë rivali i Juventusit për vite me radhë, me përjashtim të sezonit të shkuar që patën probleme dhe ne zumë vendin e tyre”.

DËMTIMET DHE RIKTHIMET – “Alexis ka një problem muskulor dhe është shumë e vështirë që ai të rikuperohet. Vidal po punon mirë dhe është në proces rikuperimi, por do të përbënte një rrezik për të nëse do të luante. Mund ta humbim dhe për një muaj tjetër më pas.

Kemi nevojë për durim, që ai të jetë në formën e tij më të mirë. Ndërsa për Hakimin do të bëjmë disa teste të tjera sot dhe nga të tre ai ka më shumë gjasa që të jetë në fushë”.

 

Achraf Hakimi

SCUDETTO – “Mendoj se janë shumë ekipe në garë për titullin dhe që të gjithë e fillojmë këtë rrugëtim me ambicien për të qenë protagonistë absolutë. Unë dua të fitoj gjithmonë, por në fund vetëm njëri fiton dhe në nëntë vitet e fundit dihet historia. Nëse ka një detyrim që ne duhet ta fitojmë titullin, kjo më bën të buzëqesh, por gjithashtu na motivon për të punuar më shumë dhe të përmirësohemi”, përfundon Conte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!