“Tirana sot është shpresa e gjithë shqiptarëve”. Kështu shprehet gazetari Artan Hoxha, pak minuta para fillimit të ndeshjes së ekipit të Tiranës me Crvena Zvezda e Beogradit.
Hoxha në një koment në rrjetet sociale shprehet se nësen fiton këtë ndeshje Tirana jo vetëm bën histori por për herë të parë, do të kaloje dy ture, në Champions League.
Sias gazetarit favorit në këtë sfidë është Crvena Zvezda, por siç thotë ai asgjë nuk është e pamundur.
“Tirane, asgjë nuk është e pamundur në një ndeshje të vetme. Jepni shpirtin në fushe dhe askush nuk do t’u gjykojë, cilido qoftë rezultati”, thotë ai mes të tjerash.
Komenti i plotë:
Tirana sot eshte shpresa e gjithe shqiptareve.
Jo vetem per te fituar nje ndeshje qe perben histori, per here te pare, Tirana do te kaloje dy ture, aq me teper ne champions league.
Por se perballe saj ndodhet Crvena Zvezda(Ylli i kuq i Beogradit), fituese e champions league, ne sezonin 1990-1991, dhe njekohesisht skuadra me e madhe e ish-Jugosllavise dhe e Serbise sot.
Sigurisht qe favorit eshte Crvena Zvezda.
Jo pse ka tre vite rresht qe shkon ne grupet e Europa League dhe Champions League, madje duke mundur Liverpool nje sezon me pare, 2-0 ne Beograd.
Por sepse vlera e skuadres serbe eshte plot 54.05 milione euro, perballe nje vlere vetem prej 4.05 milione euro te Tiranes.
Praktikisht me kete disnivel, duket e pamundur per Tiranen.
Por kam pare ne stadium, nje tjeter skuader shqiptare, Skenderbeun e Korçes, qe me nje vlere prej vetem 2.38 milione eurosh, te kualifikohej duke mundur skuadra jo 13.5 here me te kushtueshme se Zvezda e sotme, por plot 36 here me te kushtueshme se vetja.
Skenderbeu ne sezonin 2017-2018, e kishte vleren 2.38 milione euro, kur eleminoi Dinamon e Zagrebit, skuadren me te pasur ne Ballkan, me vlere 86.10 milione euro.
E kam pare Skenderbeun, me vlere 2.2 milione euro, te mund ne Elbasan Arena, 3-0 Sportingun e Lisbones, me vlere 171.2 milione euro. Apo te fitoje 3-2 ndaj Dinamos se Kievit, me vlere 82.8 milione eurosh.
Nuk po them per Flamurtarine Vlores, qe eleminoi Partizanin e Beogradit, apo qe mundi Barcelonen.
Pra shembujt, edhe nga Shqiperia e viteve te fundit, nuk mungojne. Skenderbeu ku mundur skuadra 72 here me te kushtueshme, 36 dhe 35 here me te vleresuara se vetja.
Prandaj Tirane, asgje nuk eshte e pamundur ne nje ndeshje te vetme.
Jepni shpirtin ne fushe dhe askush nuk do tu gjykoje, cilido qofte rezultati….
/abcnews.al