Dinamo do të përballet me skuadrën e Kukësit ditën e dielë, takim që do të luhet në stdiumin e Kamzës, ora 13:45.
Një takim që blutë e Bledar Devollit do të kërkojnë edhe fitoren e dytë rresht, ndërsa përballe do të kenë verilidnorët të cilët nuk po kalojnë një moment shumë të mirë në Abissnet Superiore, teksa kanë 4 javë pa marrë fitore.
Për këtë takim trajnerin gjirokastrit e shqetësojnë dy titullarët e skuadrës. Eni Imami dhe Reginaldo janë në luftë me kohën për t’u rikuperuar nga dëmtimi dhe deri ditën e diel mund të jenë gati për të zbritur në fushë.
Që të dy lojtarët munguan në ndeshjen e kaluar ndaj Skënderbeut dhe ngelet për t’u parë nëse trajneri Devolli do të ndryshojë formacionin apo do t’i besojë sërish të njëjtës 11-she që fitoi pak ditë më parë. /f.a/abcnews.al