Ditën e nesërme Lazio do të përballet me Interin në “Olimpico” duke nisur që nga ora 20:45. Një duel i luftuar mes dy ekipeve të cilat kërkojnë të sigurojnë fitoren.
Për këtë përballje ka folur tekniku i të kaltërve, Maurizio Sarri, i cili i ka cilësuar zikaltrit si skuadrën më të fortë të kampionatit, ndërsa nga të tijtë kërkon të jenë agresiv.
“Do të përballemi me atë që mund të jetë skuadra më e fortë e kampionatit, edhe nga ana fizike. Mbrojtja varet nga e gjithë skuadra, nesër do të luajmë një ndeshje të rëndësishme dhe shpresoj që lojtarët të konfirmojnë kujdesin dhe vëmendjen e kërkuar.
Se çfarë bën Interi nuk më intereson, nuk e di nëse janë të nxehur apo jo për shkak të polemikave të sezonit të kaluar, unë pres që të shoh në fushë një Lazio të nxehur dhe agresive”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Lazios. /f.a/abcnews.al