Tashmë Coronavirusi është një pandemi. Të gjithë qeveritë e botës kanë marë masa për parandalimin e virusit vdekjeprurës. Këto masa sigurisht kanë prekur dhe futbollin, ku në shumë vende janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive për disa kohë.
Edhe Rusia vendosi pezullimin e çdo eventi ku numri i njerëzve është më i lartë se 1.000 persona. Ky vendim do të hyjë në fuqi duke filluar nga dita e hënë. Ditën e sotme ndeshjet e kampionatit rus kanë vazhduar normalisht, me praninë e tifozëve.
Ekipi i Zenit është duke luajtur në këto moment në shtëpi kundër Uralit. Shkallët e stadiumit janë plot dhe tifozët e kanë reaguar për vendimin e marrë. Ata kanë kënduar të gjithë bashkë “Të gjithë do të vdesim”.
Gjithashtu ata kishin përgatitur edhe një fanellë banderolë të madhe, ku lexohej ky mesazh: “Ne jemi të dashuruar me futbollin dhe për Zenitin do të japim jetën’’. /abcnews.al
Грандиозный заряд. Мы все умрем! pic.twitter.com/t4Ek5rhbQ6
— Fedor Pogorelov (@fpogo23) March 14, 2020