Për vetëm 8 orë nga Parisi në Berlin/ Nis shitja e biletave për trenin me shpejtësi të lartë

schedule14:12 - 25 Shtator, 2024

schedule 14:12 - 25 Shtator, 2024

Treni i ri me shpejtësi të lartë midis Parisit dhe Berlinit fillon të qarkullojë në dhjetor, por biletat për një vend në përbërjen prej 530 vendesh tashmë janë në shitje. Është një linjë ditore që do të transportojë pasagjerë ndërmjet këtyre dy kryeqyteteve për tetë orë. Trenat e natës filluan të qarkullojnë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndalesat e këtij treni do të jenë në Strasburg, Karlsruhe dhe Frankfurt të Jugut. Fillimisht, do të ketë vetëm një nisje të përditshme nga Parisi në orën 9.55, duke mbërritur në Berlin pak pas orës 18:00. Kthimi nga Berlini është në orën 11:54, dhe Parisi arrihet pak para orës 20:00. Operatorët besojnë se shumë do të përdorin trenin në vend të aeroplanit.

Çmimet e biletave janë 59 euro për një drejtim në klasin e dytë dhe 69 euro për një vend në klasin e parë. Çmimet do të rriten dhe bien sipas kërkesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!