Për Superkupën zgjidhet “më i miri”, Enea Jorgji “dirigjon” përballjen Partizani-Egnatia

schedule17:16 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 17:16 - 20 Dhjetor, 2023

Nuk kishte si të mos e drejtonte ai finalen e Superkupës së Shqipërisë. Vetëm dy ditë më parë, Enea Jorgji fitoi ccmimin “Arbitri më i mirë i vitit 2023”, në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe mbrëmjen e kësaj të mërkure do të jetë në fushën e blertë të mitiku “Air Albania”, për të “dirigjuar” përballjen Partizani-Egnatia.

Në mbështetje të 39-vjeccari nga Elbasanit do të jena të përhershmit, Denis Rexha e Ridiger Ccokaj, nga krahët e fushës, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Florjan Lata. Ndërkaq, për të survejuar përballjen nga dhoma e “VAR” janë përzgjedhur nga Federata, Kreshnik Bajramaj dhe Emanuel Rusta.

Ndërkaq, kujtojmë se Jorgji është një arbitër me goxha eksperiencë, ku këtë sezon bëri edhe debutimin e tij në sfidat e fazës së grupeve, të UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, ndërsa finalen e Superkupës së Shqipërisë e ka arbitruar edhe në 4 raste të tjera, më konkretisht në sezonet 2010-2011, 2011-2012, 2012-2013, si dhe 2020-2021. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!