Rivalë brenda dhe jashtë fushës, Interi dhe Milani bien dakord në një pikë, për nevojën për të ndërtuar një stadium të ri.
Megjithatë, prej disa javësh, është kuptuar se secili nga dy klubet do të duhet ta bëjë vetë, duke qenë se me vullnetin e Gerry Cardinale, pronarit të kuqezinjve, plani për të ndajë San Siron e ri së bashku duket se është zbehur përfundimisht.
Nga ana e tij, Steven Zhang, sipas të cilit të kesh një sistem modern është një urgjencë, u mërzit nga thashethemet e pasigurisë së pronësisë të Interit./ h.ll/abcnews.al