Për sa kohë do të veshë të zeza mbretëresha, pas vdekjes së princit Philip

schedule10:53 - 15 Prill, 2021

schedule 10:53 - 15 Prill, 2021

Tradita e zisë mbretërore nisi menjëherë sapo Duke i Edinburgut ndërroi jetë më 9 prill në moshën 99-vjeçare. Ekziston një protokoll i rreptë kur bëhet fjalë për atë që duhet të veshë familja mbretërore kur vdes një anëtar.

Zija do të zgjasë 8 ditë që nga momenti i vdekjes së anëtarit, por Mbretëresha do të ketë një zgjatje të periudhës prej 30 ditësh, informon abcnews.al.

Këto rregulla janë marrë shumë seriozisht na anëtarët e familjes mbretërore, sipas Matthew Storey, kurator në Historic Royal Palaces.

Ai tha për The Tepegraph se, “Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e mbretëreshës Victoria, e cila vendosi standard për pjesën tjetër të shoqërisë për t’u ndjekur. Të vejave u kërkohej të vishnin të zeza, pastaj ngjyra pak më të hapura se e zeza, për të paktën tre vjet, derisa të ishin në gjendje të vishnin rroba me ngjyra”.

Mbretëresha Elizabeth njohët për veshjet e saj plot ngjyra të ndezura, kështu që zija e saj do të bie shumë në sy gjatë kësaj periudhe, informon abcnews.al.

Kujtojmë se varrimi i princit Philip do të bëhet më 17 prill dhe në ceremoninë mortore do të marrin pjesë vetëm 30 anëtarë të ngushtë të familjes mbretërore./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!